Eurovizioni mbaroi, por pse të gjithë po flasin për francezin Slimane!

Pjesëmarrja e Francës në Eurovizionin e këtij viti i përket momenteve më karakteristike të finales, të cilat u diskutuan në rrjetet sociale. Slimane dhe performanca e tij e “Mon Amour” u adhuruan si nga Malmö Arena, ashtu edhe nga teleshikuesit të cilët e panë 34-vjeçarin duke kënduar disa metra larg mikrofonit dhe duke mos humbur rrezen e zërit.

Transmetuesi francez France Télévisions u impresionua menjëherë nga talenti vokal i Slimane dhe Franca ishte një nga vendet e para që njoftoi përfaqësimin e tyre në Eurovision Song Contest 2024. Frymëzimi për këngën e tij në konkursin e 68-të ishte Marie Myriam, e cila fitoi konkursin për Francën në vitin 1977 me këngën “L’oiseau Et L’enfant”.

Slimane nuk është i huaj për Francën dhe fitorja e tij në vitin 2016 ‘Voice’ e katapultoi atë në yll. Me gati 3 milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe 2 milionë shitje albumesh, francezi filloi karrierën e tij në pianobaret e Pigalle-s, zona e modës e Parisit që është shtëpia e famshme Moulin Rouge.

Që atëherë, Slimane ka pasur një karrierë mbresëlënëse solo dhe ka më shumë se 25 këngë në tabelën franceze të këngëve. Ai ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, si “Nouvelle Star”, versioni francez i “Pop Idol” dhe spektakli i lojës “Fort Boyard”.

Ai ka lindur më 13 tetor 1989 në Celle, Saint-et-Marne, Francë dhe është me origjinë algjeriane nga gjyshërit e tij, të cilët emigruan në Paris.

“Mon Amour”, me të cilin fitoi vendin e 4-të në Eurovizion, është shkruar nga vetë Slimane. Ai ka një vajzë, së cilës ia kushtoi pjesëmarrjen në Eurovizion.

Për sa i përket muzikës dhe këngëve të tij të preferuara, Slimane e do dinamikën dhe siç është shprehur ai, këngët e tij më të mira i konsideron “Black To Black” të Amy Winehouse, “Ain’t No Sunshine” të Bill Withers dhe “I Wanna Dance Somebody” nga Whitney Houston.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SLIMANE (@slimane)

Instagrami i tij numëron 1.4 milionë ndjekës, numri i të cilëve pritet të rritet edhe më shumë pas famës që mori në Malmö.

“Do të këndoj për vajzën time dhe për Francën”

Duke folur për zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Francën në konkurs, Slimane kishte deklaruar pak kohë më parë: “Koncertet e mia të para në lokalet e Pigalle, më duken si dje. Mbaj mend që babai im më çoi në kompeticionin tim të parë. Dhe më pas erdhi The Voice dhe takimi im me publikun, publiku i mrekullueshëm që më dha forcën dhe dëshirën për të përballuar një nga sfidat më të mëdha të karrierës sime. Është një burim i madh krenarie. Një përgjegjësi e vërtetë gjithashtu. Në maj do të këndoj para afro 200 milionë njerëzve. Unë do të këndoj për prindërit e mi. Për vajzën time. Për Francën. Dhe për ty, për ty për të cilin kam shkruar këtë këngë.”, tha këngëtari./K.C/dritare.net