Etrit Berisha me Koronavirus, Spali merr vendimin e fundit për portën
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha vazhdon të jetë me Koronavirus dhe për këtë arsye është i detyruar të qëndrojë i izoluar, për të mos rrezikuar infektimin e ndonjë personi tjetër.
Gardiani kuqezi e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës në këtë periudhë dhe Spali duhet ët gjejë një zgjidhje për portën. Sipas mediave italiane, drejtuesit p punojnë për afrimin e një tjetër portieri në skuadër. Stefano Mineli do të jetë lojtari më i ri i Spalit, në mungesë të Berishës.
Portieri italian është një lojtar i lirë dhe tashmë ka arritur marrëveshjen për tu bashkuar me Spalin, teksa shumë shpejt pritet të firmosë kontratën. Mineli ka dalë nga të rinjtë e skuadrës së Breshas, teksa deri në janar të vitit 2-19, ishte edhe pjesë e ekipit të parë, më pas kaloi te Padova, ku qëndroi deri në shtator të këtij viti dhe më pas mbylli kontratën për të dalë një lojtar i lirë.