Është zyrtare, Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë!
Prej disa javësh po përflitet lajmi i ndarjes së Ledrit dhe Sara Hoxhës. Detaje të njëpasnjëshme çuan në përfundimet se çifti nuk janë më bashkë. Mungesa e postimeve të të dyve së bashku, mungesa e Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i shtuan dozat e dyshimeve. Një foto që doli së fundmi hodhi poshtë lajmet, por shumë shpejt u zbulua se ishte foto e muajit maj.
Por ndarja është zyrtare. Burime të afërta pranë çiftit kanë konfirmuar për revistën “Who” se Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë. Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze, Poem Blu.