“Është njësh, mezi e kemi”, Olen Cesari lëvdon sopranon Inva Mula në videomesazh
Me origjinalitetin dhe energjinë që e karakterizon, Olen Cesari surprizon sopranon e madhe Inva Mula në një videomesazh ekskluziv për “Rudina” në Tv Klan. Duke kujtuar një episod të bukur me të e Genc Tukiçin, ai thekson edhe rëndësinë e saj në “grup shurupin” e tyre.
Olen Cesari: Kjo është një video për të kujtuar një moment shumë të lezetshëm në një koncert që kemi bërë në Kroaci me Invën dhe me Gencin dhe duhet ta shpërndaj për publikun e gjerë. Mbaron koncerti, unë dhe Genci përshëndesim, në njëfarë momenti Inva thotë “shikoni të gjithë në një direksion që të dalë bukur kjo gjëja”, po mirë, shumë bukur. Aty shkruante “dalje” por në gjuhën e tyre, “izlaz” dhe unë them “shikojmë te izlazi dhe do dalë perfekte”. Dhe gallata është që fotoja ka dalë që Genci sheh te izlazi djathtas dhe unë me Invën shohim te izlazi majtas. Besoj që kjo do jetë një gjë e këndshme për t’u kujtuar në programin tuaj.
Po Inva është shtylla, personazhi më preciz dhe studioz mes ne të treve dhe më patriotja e ne të treve, ajo e ka gjithmonë vizionin më total nga ne sepse gjithmonë e lidh me si ta bëjë më bukur jo vetëm për ne të tre si artistë, por edhe për Shqipërinë. Është njësh, mezi e kemi, është ëmbëlsirë, prandaj ne të tre me njëri tjetrin quhemi “grupi shurupi”./tvklan.al