Ervin Kurti u përlot në studio, dhe “fajtore” është Edona Llalloshi

Emocionet dhe momentet e rralla që transmetohen çdo të diel në “Qysh e don shoqnia” në “E Diell” janë të papërshkrueshme. Mes rrëfimeve dhe interpretimeve të këngëtarëve, ka buzëqeshje, ka përqafime, hare por edhe lot, ashtu siç është vetë jeta.

Kjo ka ndodhur këtë të diel. E ftuara e radhës ka qenë artistja e njohur, që autori dhe moderatori i programit e quajti “zonja e madhe e estradës shqiptare”, Edona Llalloshi, me praninë e vëllait të saj këngëtar, Milot Llalloshi, motra Aida Llalloshi, mikesha dhe stilistja e saj Enkelejda Shatri, gazetarja e njohur Klotilda Harka, missi Drita Ziri, dhe instrumentisti Ervin Telo. Edona ka interpretuar këngë dhe hit-e nga repertori i saj, dhe emocionet që ka përcjellë gazetari Ervin Kurti teksa përshkruante kohën kur e ndiqte këngëtaren nga ekrani, ishin vërtet të veçanta.”

Kam qenë i vogël kur shikoja Edonën në ekran, e doja kaq shumë dhe sot “TCH” ma jep mundësinë ta intervistoj. Sa vlera ke si artiste dhe sa shumë artistë shqiptar kanë ardhur dhe kanë dhënë eksperiencën e tyre. Faleminderit për këtë kënaqësi të jashtëzakonshme, jo vetëm personale, por për të gjithë teleshikuesit”, ka thënë Ervini mes lotësh, ndërkohë që Edona e emocionuar u çua e përqafoi. Programi kulmoi me këtë moment, ndërkohë që Ervini me artisten kaluan çaste të bukura me të ftuarit dhe moderatorët e tjerë: Marjana Kondi, Graciano Tagani, Beniada Nishani, Ditea Berisha./www.story.al