Eros Grezda nga krevati i spitalit: “Zoti i sfidon njerëzit”
Për Eros Grezdën dhe skuadrën ku ai bën pjesë, Osijek-un, sezoni i ri futbollistik ka nisur prej disa javësh. Megjithatë duket se futbollistin e Kombëtares shqiptare nuk do ta shohim së shpejti në fushën e blertë, nisur nga postimi i fundit që ai ka bërë në Instagram.
Grezda shfaqet nga krevati i një spitali, lidhur me një aparaturë, ndërkohë që bashkangjitur me foton shkruan: “Zoti i sfidon njerëzit…Njerëzin që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë.”
Ai nuk ka dhënë asnjë informacion më tepër në lidhje me problemin shëndetësor që ka. Nuk dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, nëse shqetësimi i tij ka të bëjë me Covid-19 apo me ndonjë tjetër sëmundje. As partnerja e tij, Oriola Marashi nuk ka bërë me dije asgjë në rrjetet e saj sociale.
Ndërkohë Grezda mungoi gjtihashtu në listën e të grumbulluarëve të Kombëtares për ndeshjet e tetorit dhe shkak mund të jetë pikërisht ky problem. Gjithsesi shpresojmë të mos jetë diçka e rëndë dhe mbi të gjitha i urojmë Erosit shërim të shpejtë dhe sigurisht të rikthehet më i fortë se më parë.
/News31