Ernest Muçi “harron” të shënojë, “hipnotizohet” nga ish-gardiani i Tiranës

Shqipëria U-21 humbi dje 0-1 në miqësoren e zhvilluar me Bylis në “Elbasan Arena”.

Ndeshja u vendos nga një gol i Antoni Beji në të pestën minutë nga pika e bardhë, ndërsa ky ishte testi i dytë miqësor për të besuarit e Alban Bushit. Tej rezultatit, në fushë u pa një ndeshje e luftuar.

Kuqezinjtë e vegjël kishin shansin të barazonin gjithçka në të 25 minutë, teksa Ernest Muçi shpërdoroi nga pika e bardhë.

Sulmuesi i Legias së Varshavës ka disa javë që nuk shijon golin, qysh pas transferimit nga Tirana në Poloni. Ka qenë ish-gardiani i kampionëve të Shqipërisë, Pano Qirko që ka kuptuar gjithçka duke ndalur ish-shokun e skuadrës.