Ermela Mezuraj: Fama dhe paratë e fituara shpejt nga “Big Brother” më bënë të bija në depresion
Ermela Mezuraj ishte një nga banoret më të spikatura dhe të komentuara të “Big Brother Albania”’. Ajo fitoi zemrat e publikut dhe arriti të shpallej fituese e edicionit të katërt të BB. Pas daljes nga shtëpia, Ermela qëndroi larg mediave dhe që prej asaj kohe shumë pak kemi dëgjuar për të. Mesa duket ky ka qenë një vendim i marrë prej saj, për një arsye shumë të fortë që lidhet drejtpërdrejtë edhe me shëndetin e saj mendor.
Ditën e sotme pas shumë vitesh Ermela është shfaqur sërish në ekran, për të zbuluar detaje të shumta nga jeta e saj. Ajo ishte e ftuar në emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’ ku tregoi se kaloi një periudhë depresive pas daljes nga ‘Big Brother’. “E kam përjetuar keq daljen mbas ‘Big Brother’, aq keq, sa m’u desh të rikuperohesha për të rigjetur veten ose të rikuperohesha për të gjetur balancat e brendshme të vetes sime”, ka thënë Mezuraj. Ermela ka treguar se shkak për këtë janë bërë paratë e fituara dhe fama që mori në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë sot ajo ka rrëfyer se është shumë e angazhuar me punën e saj dhe se nuk ka asnjë partner përkrah./ Who