Ermali ia dedikoi fjalët më të mira vajzës për ditëlindje

Buna, e ëmbla e familjes Fejzullahu festoi ditëlindjen. Një urim të bukur ia dedikoi edhe i ati.
Me një fotografi ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, ai zgjodhi t’ia dëshmojë se sa fatlum është që ka një vajzë si ajo.
“Urime ditëlindjen bukuroshja e babit Buna, i bëfsh 100. Të dua shumë”, shkroi ai krahas fotografisë me të bijën.
Ermali dhe Ariana ka më shumë se 10 vjet që janë të martuar dhe gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me fëmijët e tyre, Artin, Bunën, Erën dhe Anën.
21Media