Ermal Meta prezanton kushërirën bukuroshe, italianët kanë një pyetje për të: Çfarë hani ju në Shqipëri që jeni…

Kantautori i njohur shqiptar, Ermal Meta, ka prezantuar fansat e tij të shumtë me kushërirën.

Ai publiko një ditë më parë një foto me të në “Instagram” ku bashkëngjitur me të shkruante: “Kushërira. Pjesa më e bukur e familjes”.

Ermal-Meta-2

Fotografia mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente pozitive, ku i komplimentonin për bukurinë.

Madje kishte nga ata ndjekës që nuk e besojnë sesi ka mundësi që ne shqiptarët jemi kaq të pashëm.

Ermal-Meta-3

“Po në Shqipëri hani të gjithë njoki? Jeni të mahnitshëm! Komplimente!”, shkruan një fans.

“Urime, Urime! Komplimente kushërira, por çfarë hani ju të gjithë”?, thotë një tjetër.

Ndërkohë në një tjetër postim në “Instastory”, Ermali zbulon se kushërira jetonte në Greqi dhe se nuk dinte shqip e italisht. Kështu ata flisnin bashkë në anglisht dhe kjo ishte hera e dytë që takoheshin bashkë.