Ermal Mamaqit i dështon premiera, ‘Lolita’ publikon fotot e sallës bosh

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë lajmi se Ermal Mamaqi i ka paguar plot 154 milionë lekë qira Pallatit të Kongreseve, për shfaqjen e filmit të tij të ri “I love Tropoja” në Tiranë, ku 50 për qind e shumës ishte dhuratë nga ‘Daja’ në film, Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë faqja e famshme ‘Lolita’ në Facebook, ka postuar një dëshmi të Ermal Telhai, i cili i bën një analizë filmit, me argumetin:‘Çfarë prisja të shihja dhe çfarë pashë në “I love Tropoja”!’ Statusin e gjatë e ka shoqëruar me foto nga salla ku shihen shumë vende bosh, të cilat më pas i ka shpërndarë në faqen e saj ‘Lolita’.

358BD374-DF66-46A9-8FBE-875DCB50C71B

Premiera e filmit me protagonistë vetë Ermalin e Arjola Demirin u shfaq të mërkurën në mbrëmje me të ftuar personazhet publikë, kësaj here jo në kinema por në Pallatin e Kongreseve. Por salla me kapacitet mbi 2 vijë vetë, duket se ka qenë një kurth për producentin pasi edhe pse i bëri reklamë të madhe filmit, nuk arriti ta mbushte dot.

F1900A72-07C8-4F12-A9D5-26A16366986D