Ermal Fejzullahu uron Lumi B për shtëpinë e re dhe zbulon kështu pamjet luksoze brenda saj

Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ka uruar mikun e tij, Lumi B për shtëpinë e re që ka blerë.

“Urime banesën e re shoku jem”, ka shkruar Ermali krah videos në llogarinë e tij ku zbulon ambientin luksoz të reperit.

Nga pamjet duket se Lumi dhe partnerja e tij kanë zgjedhur ngjyrat e errëta për ta arreduar, që nga kuzhina e deri tek këndi i qëndrimit para ekranit të televizorit.

Me siguri edhe Lumi B do të ndajë të tjera momente nga shtëpia e tij e re në ditët në vazhdim, duke treguar nga pak orenditë e ndryshme brenda saj.

Kujtojmë se gjatë këtij viti Lumi B ka sjellë disa projekte muzikore, ndër to ‘Aman’ apo ‘Pate’, bashkëpunime që kanë rezultuar shumë të suksesshme për reperin./revistawho.com