Erjona Sulejmani sqaron gjithçka për lidhjen e përfolur me pronarin kinez të Interit
Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit ka sqaruar gjithçka rreth lidhjes së mundshme me biznesmenin kinez, i cili e ka në pronësi klubin e madh Italian. Pronari i Interit, Steven Zhang flitet se është në lidhje me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani, ish-bashkëshorte e futbollistit Blerim Xhemaili, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, modelja shkodrane ka sqaruar gjithçka rreth këtij rasti, duke i hedhur poshtë spekulimet për një lidhje eventuale me biznesmenin kinez. “Ta bëjmë të qartë një gjë: fakti se bëj tifo për Interin që kur isha 10 vjeçare, nuk do të thotë asgjë tjetër pos të jem tifozë e këtij klubi.
Për të tjerat, nuk e di me të vërtetë se nga kanë rrjedhur ato lajme”, ka thënë Erjona, e cila njihet për linjat e saj perfekte dhe për bukurinë. Erjona është bërë mbretëreshë e rrjeteve sociale dhe për të flitet shumë, sidomos pas ndarjes me Blerim Xhemailin. Çifti i dikurshëm e ka një fëmijë, djalin e vogël të cilin e kanë quajtur Luan, shkruan Express.