Erion Zeqiraj ndahet nga e dashura pasi zbuloi lidhjen? Detaji që ngriti dyshimet

Gjatë muajit maj të këtij viti, spikeri Erion Zeqiraj zbuloi për publikun lidhjen e tij me një vajzë që quhet Blerta Ligaj, e cila është volejbolliste.

Disa ditë më parë, dyshja ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku folën për historinë e tyre të dashurisë. Por së fundmi, janë përhapur disa aludime se dyshja janë ndarë.

Ka qenë Blerta ajo që ka publikuar një foto nga emisioni i “Rudina” dhe përbri saj shkruan: “Më thanë bëj një foto ta hedhësh kur të ndahesh”.

Më pas, ajo ka fshirë të gjitha fotot q ëka pasur me Erionin. Por e kontaktuar nga “Iconstyle”, Blerta ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.