Erion Isai “në luftë” me Altin Bashën pas largimit nga “Portokalli”? “Ai është një nga…”
Prej 11 vitesh e kemi ndjekur çdo të diel në programin e humorit “Portokalli”. Por tashmë është gjithnjë e më shumë i fokusuar te profesioni i tij si regjisor, duke rivendosur në skenën e teatrit veprën e Vangjel Kozmait, “Nderi i Kombit, Brekët e shekullit të ri”.
I ftuar në programin “Lart e Poshtë”, Erion Isai është pyetur se cili është regjisori i tij i preferuar dhe përgjigjia e tij ishte pikërisht, Altin Basha. “Shqipëria është fatlume që ka një regjisor si Altin Basha. Është një nga regjisorët më të mirë shqiptar, që ka bërë revolucion në teatër dhe vazhdon të prodhojë si rrallëkush në Shqipëri dhe do të isha i marrë apo i çmendur të thoja të kundërtën”, tha Erion Isai.
Ndonëse ka pohuar se me regjisorin e Portokallisë “lufta” ka nisur kur ai vendosi në skenën e teatrit veprën “Ferma e kafshëve”, ku protagonistë ishin pikërisht kolegët e show-ut të humorit në “Top Channel”, Isai nuk i ka mohuar për asnjë moment vlerat e ish-profesorit dhe bashkëpunëtorit të tij, shkruan Who. I pyetur gjithashtu nëse i mungojnë rolet e tij në “Portokalli”, ai ka thënë aspak madje e ka cilësuar veten si një nga aktorët më të dobët të këtij show humoristik.