![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/01/Erik-Fullani-1.jpg)
Erik Fullani prej një viti i lidhur me vajzën e biznesmenit, dalin fotot
Një nga djemtë më të ndjekur në Instagram Erik Fullani, muajin e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku deklaroi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Maria Kiara. Madje në restorantin e tij Eriku i ka vënë emrin e saj një pice dhe shprehet se është pica e tij e preferuar. Çifti është në një lidhje prej më shumë se 1 viti, ndërkohë që lidhjen me vajzën e një biznesmeni, Eriku e bëri publike për ditëlindje. Ai postoi një foto të surprizës së Maria Kiarës dhe një foto të saj, por me fytyrën e mbuluar. Më poshtë keni fotot të Maria Kiarës, e cila duket një yll i vërtetë. Ajo është 19 vjeçe dhe studion në degën Administrim Biznesi.
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)