Erdogan “prish” dasmën e aktores së njohur të serialeve turke

Vendimi i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare me 24 Qershor, ka prishur planet e aktores Oyku Karayel për dasmë.
Karayel po përgatitej të shkonte në altar me këngëtarin Can Bonomo në muajin Qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve në këtë periudhë ka vendosur ta shtyjë martesën për në 14 Korrik. Çifti i njohur do të martohet me një ceremoni ku do të marrin pjesë 300 persona, përfshirë shumë të njohur.
Në dasmë, megjithëse i veshur dhëndër, parashikohet të performojë edhe Can Bonomo.
Karayel njihet në Shqipëri për rolet e saj të shumta në serialet turke. Ajo ka luajtur rolin e Ejlul në serialin “Rrahje Zemre”, të Xhemresë në serialin “Kuzey Guney” dhe rolin e Sulltaneshës Dilruba në serialin “Sulltanesha Kosem”, sipas tvklan.al.