Erdhi koha ta zbulojë, Xhesika Ndoja në makinë me të dashurin e ri

Me deklaratat e saj dhe fotot provokuese, Xhesika Ndoja ka tërhequr shpesh vëmendjen duke u komentuar shumë e duke i kthyer të gjithë sytë nga vetja. Këngëtarja dihej që ishte në një lidhje për shkak të fotove që postonte, buqetat me lule që merr apo unazën që tregoi pak kohë më parë. Mirëpo deri më sot Xhesika kishte vendosur mos ta zbulonte fytyrën e partnerit duke i bërë të gjithë kuriozë. Këtë kuriozitet e ka shuar vetë ajo sot duke postuar një foto nga makina me të dashurin. Xhesika e shoqëron postimin me emojin e një çifti duke e bërë të qartë që është i dashuri i saj. Kujtojmë që Xhesika pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj të re me titull “Habibi”, ndërkohë që pritet të japë vetë detaje për të dashurin.