Erand Sojli: Si më morën në “Portokalli” Agron Llakaj dhe Altin Basha

Erand Sojli, një nga aktorët më të pëlqyer të humorit, ishte dje i ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Duke rrëfyer disa detaje mbi projektin aktual teatror në Tiranë, ka folur edhe për spektaklin e humorit “Portokalli”, pjesë e të cilit ka qenë prej vitesh. I zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të punës, Erandi nuk lë pa përmendur faktin se i mungon skena e humorit. “Vazhdoj ta ndjek “Portokalli-në”. Në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, ka treguar ai i emocionuar./Story.al/