Era Rusi pranon se është në lidhje me një artist dhe zbulon planet për fëmijë

Këngëtarja Era Rusi është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj personale, duke mos ndarë detaje rreth saj me ndjekësit. Gjithsesi, vitin që lamë pas ajo foli publikisht për romancën e saj në ditëlindjen e mikeshës së saj Eneda Tarifa ku pohoi se është në një lidhje.

Që atëherë kurioziteti ka qenë i madh. E ftuar në “Zemër Luana”, Era zbuloi se partneri i saj është artist dhe se do donte shumë një fëmijë për këtë vit: “E dua tani”, përfundoi këngëtarja!

Më herët Era ka deklaruar se kur të martohet do ta bëjë publikisht dhe jo në fshehtësi. Mezi po presim.