
Era Istrefi shtrohet në spital, mbesa i bën vizitë
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është shtruar në spital nga ku ka bërë një postim në Instastory. Në foton e publikuar në Instagram shihet mbesa e saj Renee, vajza e motrës këngëtare Norës nga martesa me muzikantin Robert Berisha. Në foto shihet Era e shtrirë në shtratin e spitalit dhe Renee me aparatin e stetoskopit në duar, që lë të kuptohet se Era mund të jetë sëmurur për shkak të ndonjë ftohjeje. Kujtojmë që Era këtë verë bëri bujë si pjesë e këngës së himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit.
