Era Istrefi na lë pa fjalë në skenat e klipit të ri
Këngëtarja tani me famë botërore, Era Istrefi ka njoftuar projektin e saj më të ri, ku shfaqet me look që të lë pa fjalë në skenat e klipit të ri “Redrum”. Në rrjetet sociale artistja ka publikuar edhe fotografitë e para nga xhirimet. E veshur me të kuqe e me flokë të gjatë ngjyrë platini, Era duket si personazh përrallash. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi menaxheri i saj është edhe i dashuri, që do të thotë se bën realitet fantazitë më bukura për partneren e tij. Ishte vetë Faton Shoshi ai që ka publikuar në Instagram një tjetër fotografi nga prapaskena e xhirimeve të këngës “Redrum”, që pritet të publikohet më datë 24 shkurt.