Eni Koçit apo Besa Kokëdhimës, kujt i shkon më shumë ngjyra blu?

Eni-Koci-2

Këngëtaret Eni Koçi dhe Besa Kokëdhima e kanë nisur vitin e ri 2018 me fustane klasikë në ngjyrën blu e thellë. Besa e veshi fustanin me të çarë në pjesën e këmbës në natën e koncertit të mikeshës së saj Elvana Gjata. Ndërsa Eni e ka veshur në një set fotosh ku shprehet se si nuk u lodh kurrë nga ngjyra blu. Po ju si mendoni cilës prej vajzave i shkon më shumë kjo ngjyrë mbretërore? /Story.al/