Eni Koçi i bën deklaratën e dashurisë babait VIP të divorcuar: Vetëm ti…
Ka disa muaj që përfliten për një histori dashurie mes tyre dy këngëtarët e njohur, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj. Ka qenë Eni ajo që me anë të një postimi në Instagram ka treguar se tashmë marrëdhënia mes tyre është vulosur më një duet shumë romantik, ku shfaqen të veshur me të bardha. Ajo publikoi në rrjetet sociale bashkëpunimin e saj më të ri muzikor, që do të jetë me artistin Genc Prelvukaj, i cili mendohet të jetë i dashuri i saj aktual. Ajo ka publikuar një foto së bashku me Gencin dhe gjithashtu titullin e këngës “Vetëm ti je”. Nuk dihet se kur do të publikohet ky klip i ri i Enit me Gencin, i cili është baba i një djali nga martesa e parë.