“Ende nuk e besoj që nuk je më mes nesh!”, Sara Hoxha zbuloi se gjyshi i saj ka qenë Kampion i Shqipërisë
Sara Hoxha është rikthyer pas në kohë, duke publikuar disa foto të vjetra. Ajo ka kujtuar me nostalgji gjyshin e saj, i cili prej 4 vitesh është ndarë nga jeta.
Një figurë aspak e panjohur për publikun – mjaftuan pak postime për të mësuar se Sara është mbesa e Telat Agollit. Ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës si profesionist, Agolli ishte gjithashtu kampion kombëtare në ngritje peshe për plot 20 vite. Mes medaljeve dhe kupave të shumta, Mjeshtri i Merituar i Sportit u nda nga jeta më 13 tetor të vitit 2016 në Amerikë. “Kanë kaluar 4 vite dhe ende nuk më besohet që nuk je mes nesh. Je dhe do mbetesh gjithmonë legjenda jonë GJYSH!”, ka shkruar Sara në një nga postimet, ku shihen dy foto të Agollit gjatë shfaqjeve në cirk.
Sara ka ndarë edhe një copëz artikulli të një gazete, ku shkruhet: “Telat Agolli: Bad Spenseri shqiptar”. Partnerja e Ledri Vulës nuk e ka lënë pa një koment, duke shtuar: “Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote.” Një fakt ky, që nuk e kishim ditur për Sarën.
News31