EMRI/ Zbardhet misteri në Sarandë, kujt i përket koka dhe trupi i gjetur në Xarrë!
Adnant Jaupi, është 53-vjeçari nga Elbasani, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.
53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.
Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi, ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.
Trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pagroposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 metër dhe gjatësi 3-4 metër. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve, mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit, Adnant Jaupi, nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.
Vox News