Emocionuese/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp: Kujdesu për engjëllin tim, Dieguito…

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El Pibe de Oro” i dërgoi një mesazh Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Verónica Ojeda.

Emocionuese është audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona.

Disa ditë para se të vdiste, “El Pibe de Oro” i dërgoi një mesazh Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Veronica Ojeda. Dhe me zemër të hapur rrëfeu se si e sheh ish-partneren e tij.

Po kështu, bëri një kërkesë shumë të veçantë për djalin e tij, Dieguito Fernando: “Përshëndetje Mario, unë jam Diego. E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty. Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë”.

Regjistrimi audio u transmetua nga Luis Ventura në programin e tij “Secretos Verdaderos”. Audio vazhdon me një zë mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Maradona: “Shikoni, unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqafime”.
K.T./r.k./Shqiptarja.com