Emma Stone, e martuar në fshehtësi
Emma Stone dhe partneri i saj, regjisori Dave McCarry, janë martuar në fshehtësi, ose të paktën kështu duket nga 2 detajet e dyshimta që u vunë re në intervistën e saj të fundit.
Emma iu bashkua Reese Witherspoon për të folur mbi ankthin në kanalin e YouTube-it të Reese, “Hello Sunshine”. Gjatë bisedës, Emma nuk mbante në dorë unazën e fejesës, po një unazë minimaliste prej ari, tipike për martesat. Për më tepër, Dr. Harold Koplewicz, një ekspert që iu bashkua bisedës, i tha Emma-s: “Nëse martohesh me një burrë që ka probleme me ankthin, do të duhet të më takosh mua gjatë gjithë jetës”. Emma u përgjigj “Për fat të mirë, nuk u martova”. Folja në kohën e shkuar???
Emma Stone dhe Dave McCary do të martoheshin në mars, por burime për Page Six konfirmuan se u detyruan ta shtynin për shkak të koronavirusit. Aktorja dhe regjisori janë bashkë që prej 2017-s dhe njoftuan fejesën në dhjetor të 2019-s.