Emina Çunmulaj publikon videon e vajzës së veshur me kostum popullor, duke ju mësuar miqve të huaj traditat shqiptare

Emina Cunmulaj është larguar shumë e re nga vendlindja, megjithatë modelja shqiptare rikthehet shpesh në Mal të Zi për të vizituar të afërmit e saj.

Ajo është nënë e dy vajzave, tek të cilat është përpjekur që të trashëgojë vlerat dhe kulturën e origjinës së saj.

Ditën e djeshme, modelja tregoi se vogëlushet e saj jo vetëm, që i kanë mësuar traditat shqiptare, por kanë filluar edhe t’i tregojnë tek miqtë e tyre të huaj.

Emina Cunmulaj postoi në Instagram pamje ku vajza e madhe e saj shfaqet e veshur me kostumin tradicional të zonës së veriut.

Por jo vetëm! Emina Cunmulaj madje është veshur edhe vetë me kostum popullor dhe në pamjet e publikuara në Instastory, tregoi se nëpërmjet një lidhjeje me anë të “Zoom”, do t’u mësojë fëmijëve se si të kërcejnë.

Modelja është martuar me një miliarder iranian, i cili quhet Sam Nazarian.

Dashuria e madhe për vendlindjen, ka bërë që ajo të nisë ndërtimin e një shtëpie në vendin ku është rritur, në mënyrë që sa herë të kthehet, të kalojë kohë aty.