Emily Ratajkowski hidhet në gjyq, nuk pagoi qeranë e shtëpisë
Modelja e njohur së bashku me bashkëshortin e saj kanë një pasuri prej 18 milionë dollarësh, por prapë nuk paguajnë qiranë e shtëpisë. Sipas “New York Post” Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard, me të cilin u martua në shkurt të 2018-ës janë të telashe. Ajo dhe producenti i njohur jetojnë në një papafingo në New York në lagjen Noho duke përdorur një ligj të vjetër, i cili ndihmon artistët në nevojë. Modelja e famshme Emili Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard janë hedhur në gjyq nga pronari i apartamentit ku ata po jetojnë. Sipas qiradhënësit, çifti nuk ka paguar për jetesën e tyre në këtë apartament prej më shumë se një viti duke shfrytëzuar një ligj që ndihmon artistët që nuk paguhen dhe familjet në nevojë me një pagesë minimale për një kohë të pacaktuar./Lapsi.al