Elvis Pupa do të lërë Amerikën, për të zevendësuar Ermal Mamaqin
Pas largimit të Ermal Mamaqit nga kanali “T” i “Digitalb” për një emision të ri në televizionin “Klan”, nisën diskutimet për aktorin moderator që do e zëvendësojë. Pas diskutimeve brenda stafit, drejtuesit e kanalit “T” kanë menduar që një figurë tjetër karizmatike e aktrimit, një ish-aktor i stafit të spektaklit “Portokalli” do e zëvendësojë Mamaqin, dhe ai është Elvis Pupa. Artisti, i cili vitet e fundit është vendosur me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta vizituar Shqipërinë në raste vëniesh në skenë të shfaqjeve të tij, tani do të jetë në Tiranë. Ai rikthehet në ekranin shqiptar këtë herë si moderator, që fton në studio personazhe të rëndësishëm të të gjitha profileve, dhe i vendos përballë pyetjeve me nota komike. Nuk e dimë nëse emisioni “6 ditë pa Ermalin” do të titullohet “6 ditë pa Elvisin”, gjithsesi pritet sukses i madh me drejtues, talentin e “one man show-ve”, Pupën.