Elvana Gjata VS Adelina Ismaili zbulojnë dekoldenë, kush duket më bukur?

Elvana-Gjata-2

Këngëtarja Elvana Gjata organizoi në Tiranë koncertin sekret me 100 të ftuar, ku këndoi krijimet e saj të reja. Ajo postoi një video në Instagram me statusin “Ndiq dritën, por mos harro kurrë rrënjët”, ku njoftoi ndjekësit se koncerti “3”, do të transmetohet në ekranin e “Top Channel”, në datën 10 Shkurt. Për këtë projekt Elvana ka bashkëpunuar me Darko Dimitrov dhe Pirro Çakon, me të cilët u fotografua gjatë koncertit në Tiranë. Fustani i kuq që kishte veshur i nxirrte në pah dekoldenë. Duket si një tendencë e re kjo mes artisteve të muzikës duke pasur parasysh edhe këngëtaren Adelina Ismajli, e cila e ekspozoi dekoldenë në disa dalje të saj duke u nisur nga Viti i Ri 2018. Jo vetëm në këto foto me motrat e saj, Ema dhe Zanfina por edhe gjatë xhirimeve të serialit “O sa mirë”, Adelina (tashmë nënë e një djali) zbuloi dekoldenë. Se cila duket më bukur nga të dyja këngëtaret, u mbetet juve ta gjykoni!