Elvana Gjata s’heq dorë nga fama amerikane, gati dueti me reperin e famshëm

Elvana Gjata ka vendosur të na surprizojë, pasi lajmëroi në profilin e saj në Instagram se hit-i i saj më i ri është gati. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Ty Dolla $ign, i cili ka bashkëpunuar deri tani më këngëtarë të ndryshëm si; Wiz Khalifa, Fifth Harmony, Post Malone, Pitbull, Kid Ink dhe shumë të tjerë. Këngëtarja na ka paralajmëruar se kënga me titull “Off Guard” është gati, dhe pritet të publikohet në datën 6 prill. Ky produksion i ri vjen pas albumit të saj me titull “3EP”, që brenda pak javësh arriti të regjistronte një numër të madh klikimesh në Youtube. /Story.al/