Elvana Gjata rivendos unazën që i dhuroi Ervin Mata

Vrasja në bllok tronditi jo pak opinionin publik. Kjo ngjarje u komentua edhe më gjatë pas përfshirjes së këngëtares Elvana Gjata dhe zbulimit të fejuarit të saj sekret. Të shumtë janë personat që kërkojnë të dinë nëse lidhja mes Ervin Matës dhe Elvana Gjatës vazhdon të jetë po e njëjtë.

Elvana-Gjata-2

Sipas mediave të ndryshme, raporti mes çiftit ka qenë në krizë. Këto aludime u shfaqën për arsye se Elvana hoqi nga gishti unazën e fejesës. Diçka që ra në sy pas rikthimit të Elvanës në koncerte dhe evente të ndryshme. Por ditën e sotme këngëtarja në një farë mënyre u ka dhënë fund aludimeve duke postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shihet qartë unaza me gurë diamanti. Ky mund të jetë një konfirmim nga ana e Elvanës se dashuria dhe lidhja me Ervinin ende nuk ka përfunduar./Lapsi.al