Elvana Gjata kthehet tek Flori Mumajesi, performancë të zjarrtë në Zvicër me këngët e tij (video)
Elvana Gjata së fundi dha një koncert në Zvicër, duke ndarë momente nga kjo mbrëmje e zjarrtë edhe me fansat e saj në Instagram. 31 vjeçarja, shfaqet më atraktive se kurrë, duke qenë se koreografia e saj me grupin ishte pjesa më e veçantë e kësaj mbrëmjeje. Por në videon e shkurtër me miksimin e disa prej këngëve që Elvana perfomoi në këtë koncert, fansat i kanë vënë në dukje faktin që ajo është kthyer sërish tek këngët e krijuara nga muzikanti i njohur, Flori Mumajesi gjatë kohës që bashkëpunonin. “Prapë se prapë këngët e Florit hit-e janë, kudo që këndon ti”, i shkruante një komentuese e vëmendshme, duke iu referuar këngëve që ajo interpretoi në këtë koncert të fundit jashtë Shqipërisë. Ajo dhe Flori vendosën të ndërprisnin para dy vitesh marrëdhënien e tyre, duke u shkëputur edhe nga bizneset që kishin ndërtuar si ortakë. Pas klipit “Lelja”, që ishte e fundit në bashkëpunimin e tyre lajmet rreth tyre ishin vetëm për ndarjen. Për të mësuar më shumë se cilat këngë të Florit, Elvana këndoi në Zvicër “Story.al” ju sjell videon më poshtë: