Ellen Page: Jam transgjinor

Aktorja e famshme Ellen Page nuk është më femër. Vetëm së fundmi, Page ka bërë deklaratën e papritur për fansat, duke zbuluar edhe sekretin e jetës së saj. Aktorja ka treguar se në fakt është transgjinor, i cili quhet Elliot.

Madje, Page ka ndryshuar edhe emrin në Instagram duke nisur kështu një epokë të re në jetë.Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Page kërkon t’i drejtohen me “ai” dhe falenderon këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.
“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu.

Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”- ka shkruar ndër të tjera Page.