Elita Rudi muaj mjalti në Santorini para dasmës

Elita-Rudi-2

Gazetarja e “Elite Zone”, Elita Rudi dhe reperi Gjiko që në muzikë njihet si Flyboy, janë duke jetuar momentet më të bukura të historisë së tyre të dashurisë. Ndërkohë që flitet se çifti po përgatiten në fshehtësi për martesë në Kosovë, reperi i njohur nga Peja i ka bërë një dhuratë të bukur partneres së tij për 24 vjetorin. Kanë qenë pikërisht disa ditë pushimesh të paharrueshme në ishillun grek Santorini. Vetëm prezantuesja simpatike e ka falenderuar këngëtarin, ndërsa ka postuar fotot çift duke pushuar, pushime këto të konsideruara si një muaj i vërtetë mjalti para dasmës. Sipas mediave të Kosovës, moderatorja po përgatitet të vishet nuse duke qenë se poston fotografi në rrjetet sociale me fustane të bardhë apo mbrëmjesh. Elita është vetëm një vit më e re nga i dashuri i saj 25 vjeçar Gjiko. Miqtë që i njohin nga afër thonë se Gjiko lë kokën për Elitën, dhe i bën surpriza romantike për çdo rast.