Ekzekutoi Briken Sanajn te “Kodra e Diellit”, arrestohet në Pejë Gjelosh Krasniqi
Gjelosh Krasniqi i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt mbrëmjen e 30 tetorit te zona e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë së Kosovës. Mësohet se Krasniqi i cili isht shpallur në kërkim në muajin nëntor të vitit që lamë pas është arrestuar në qytetin e Pejës mbrëmjen e djeshme.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha Shkodran Nikçi.
Gjithashtu është arrestuar edhe personi i cili dyshohet se ka ndihmuar për strehim Krasniqin.
Në nëtntor të vitit që lamë pas Policia e Tiranës bëri me dije se vrasësi i Sanajt dyshohet se është 39-vjeçari nga Puka Vladimir Kola. Së bashku me Kolën u shpall në kërkim edhe Gjelosh Krasniqi si bashkëpuntor në ekzekutimin e Sanajt.
Briken Sanaj u qëllua më 30 tetor teksa po zbriste nga makina për të hyrë në banesën e tij në kompleksin te Kodra e Diellit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hasmërie, pasi në vitin 2010, familja Sanaj ka patur konflikt me familjen Kola, për shkak të ngacmimit të në vajze.
Konflikti u thellua edhe më tepër kur vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.