Ekzekutimi i shqiptarit, kur u vra ishte me kunatën, familja zhduku telefonin, 8 të shoqëruar

Tetë persona u ndaluan për vrasjen e shqiptarit në Ekuador dy net më parë, por vetëm një u procedua penalisht, ndërsa të tjerët janë liruar pa asnjë akuzë. Videoja kapi momentin kur kriminelët hyjnë në shtëpinë e shqiptarit Adriatik Tresa, por asnjëri prej tyre deri tani nuk është arrestuar, pasi u zhdukën me shpejtësi duke humbur gjurmët me 2 makina.

Prokurori Walter Jaramillo u shpreh për mediat ekuadoriane se nga grupi hetimor u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe familjarët, gruaja e shqiptarit, kunata, e cila ishte me Tresën në momentin që 45-vjeçari u vra, por edhe persona të tjerë të afërm të bashkëshortes.

Autoritetet ekuadoriane të drejtësisë janë shprehur se familja e shqiptarit ka fshehur telefonin, por edhe sende të tjera të Tresës pas vrasjes. Edhe pse autorët, të cilët u maskuan si policë të anti-drogës, ende nuk dihet se cilët janë, pista është e qartë, prishja e pazareve të drogës i mori jetën shqiptarit të radhës, të skeduar më parë për vrasje, pastrim parash dhe armëmbajtje. / db/Abcnews.al