Ekspertët paralajmërojnë: “Squid Game” mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijëve
Prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë ngacmues duke i lënë ata të shikojnë lojërat ultra të dhunshme të “Squid Game”, ka paralajmëruar një eksperte.
Dr. Sandra Wheatley tha se seriali i Netflix-it mund të dëmtojë “zhvillimin social dhe emocional” të të rinjve nëse ata e shikojnë ate.
Kjo mund t’i inkurajojë ata të “qëndrojnë pranë” ose “të bashkohen” – në vend që të ndihmojnë – nëse shohin një bashkëmoshatar të dëmtuar, shtoi ajo. Seriali i Koresë së Jugut me 15 vlerësime ka shkaktuar debat të madh në faqen e prindërve të quajtur ‘Mumsnet’, me disa që thonë se ishte mirë për fëmijët e moshës tetë vjeç. Seriali sjell qindra personazhe të rrënuar financiarisht që konkurrojnë në sfidat e bazuara në lojërat e fëmijërisë – por me pasoja fatale për ata që humbin, ndërkohë që fituesi merr 27 milionë funte. Skenat më të errëta të serialit janë ato kur lojëtarët e humbur vendosen në arkivole dhe kur njerëzit qëllohen në kokë.
Dr Wheatley, një psikologe sociale e specializuar në prindërim, tha se fëmijët e moshës fillore mund të mos jenë aq të rritur sa të kuptojnë kontekstin e dhunës, duke shtuar: “Kjo mund t’i bëjë ata të pyesin: ‘pse askush nuk i ndihmon ata?’ Është e qartë se ka mesazhe atje që ne me të vërtetë nuk duam që fëmijët tanë t’i marrin”.