EKSKLUZIVE/U akuzua për drogë, lirohet nga paraburgimi këngëtari i njohur shqiptar

As një muaj nga lajmi i bujshëm se një nga shqiptarët e arrestuar në Itali ishte këngëtari Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri, vjen lajmi i lirimit të tij nga paraburgimi. Miku i tij reper Dafi Derti ka dhënë lajmin për “Story.al”, pasi ka arritur të bëjë bisedën e parë në videocall me Defrin, direkt pas daljes së tij nga masa e arrestit. “Folëm dhe më tha se është akuzuar kot, për akuza të tipit pse ke takuar këtë dhe atë. Kanë dyshuar dhe tek ai, por kur kanë parë që s’kanë pasur çfarë të gjenin e nxorën”, tha Dafi. Emri i këngëtarit Defri u komentua në media, kur policia italiane arrestoi në flagrancë një bandë shqiptaro-arabe, të cilët merreshin me trafik kokaine nga Holanda në Itali. Operacioni u zhvillua në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës, ku u arrestuan 22 persona mes të cilëve edhe 10 shqiptarë. Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda. Ndërkohë që Defri ka dalë i pafajshëm për mungesë provash, presim ta shohim sërish në tregun e muzikës. Sa i takon karrierës ai publikoi në vitin 2013 videoklipin “Dashuro Me Zemer”, në bashkëpunim me Xhoin. Më 18 Qershor 2015 videoklipin “Mos Me Rri Larg”, në bashkëpunim me APG. Nga viti 2016-të e në vazhdim ai publikoi klipet: “Panamera, “I du të gjitha”, në bashkëpunim me Anakonda, “Per Pushime” e “Ke me met beqare”, në bashkëpunim me B2N, “Lalushe”, në bashkëpunim me Silva Gunbardhin. Në Gusht 2017, Defri publikoi videoklipin “Duke Me Pritur”, në bashkëpunim me Dafin, ndërsa në janar 2018 publikoi videoklipin “Marak”, në bashkëpunim me Silva Gunbardhin. Story.al