(Ekskluzive) Romeo dhe Donald Veshaj me një projekt të ri, kush do ta zëvendësojë Bora Zemanin?

Romeon dhe Donald Veshajn i pamë deri në fund të sezonit televiziv në emision “Treshat”. Me Bora Zemanin përkrah, planet e vëllezërve ndryshuan, pas largimit të moderatores në ekranin e Top Channel.

E ndërsa Borën e shohim çdo ditë në “Përputhen”, mësohet se edhe vëllezërit do t’i ndjekim në një format ndryshe. Burime pranë “News31” zbulojnë se Romeo dhe Donaldi janë gati të rikthehen në ekran me një program ‘Late Night’ dhe jo, nuk do të jenë vetëm. Edhe këtë herë, ata do të kenë përkrah një vajzë, e cila është Einxhel Shkira. Nëpërmjet postimeve të fundit në InstaStory, Einxhel kishte lënë të kuptohej se do të rikthehej në një emision, por pa zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm.

Pritet që në ditët në vijim, vetë vëllezërit të japin informacion rreth asaj që do të shohim së shpejti. Diçka është e sigurt: për djemtë nuk ka pushime as këtë sezon! /News31