EKSKLUZIVE/ Rez Veleshnja merr me vete Arjan Çanin, pas aktorit të famshëm lidh kontratë të majme me “MCN” edhe moderatori i njohur
Rezart Veleshnja u largua pas 17 vitesh nga show “Portokalli” dhe televizioni “Top Channel” pasi u ble direkt nga televizioni “MCN”, ndërkohë burime të sigurta për revistën “Story” kanë treguar se një tjetër figurë e rëndësishme e medias, Arjan Çani do i bashkohet këtij televizioni me formatin e tij “Zonë e Lirë”.
Ashtu si Rez Veleshnja që bëri këtë lëvizje të papritur në fillim të sezonit televiziv, edhe Arjan Çani do të lërë ekranin “Abc News”, pak javë pasi u shfaq me emisionet e para atje. Burimet për revistën “Story” kanë treguar se dy figurat e dashura për publikun, që shpesh duken kopje të njëri-tjetrit pas imitimeve brilante që Rezi i bën Arjanit, mund të kenë lidhur kontrata të majme me televizionin, që po tërheq drejt vetes mjaft figura të spikatura të botës së ekranit. E duke se shenjat që lajmi është 100 për qind i vërtetë, i ka dhënë vetë Rezi, në një video që ka postuar në Instagramin e tij. Ai shfaqet në prani të pronarit të televizionit “MCN”, Endri Meksi. Veshur me kanotiere, dhe duke tymosur puro të dy, ata njoftojnë se show i tij i ri i humorit do të titullohet “Kanatjerja”. Rezi shfaqet duke imituar Arjan Çanin, një sinjal ky që nënkupton se Çani i është bashkuar familjes “MCN”. Pronari i këtij televizioni, Endri Meksi, shfaqet i spontan dhe i lirshëm në videon e Rezit, duke dëshmuar konceptin inovativ dhe filozofinë e tij për një frymë të re të të bërit televizion. Ndërkohë shumë figura i janë bashkuar deri tani televizionit “MCN”, që po lakmohet së fundi, duke i kthyer sytë me kureshtje drejt këtij ekrani dhe programacionit të tij të larmishëm. /www.story.al