EKSKLUZIVE/ Merr fund historia 13 vjeçare e kompozitorit me drejtoreshën, Genti Lako dhe bashkëshortja po ndahen

Pas 13 vitesh histori të gjatë dashurie, po merr fund martesa e gjatë e kompozitorit të njohur, Genti Lako dhe bashkëshortes së tij, Migena Shehaj. Burime pranë rrethit shoqëror të çiftit kanë bërë të ditur për Story.al se, çifti i njohur nuk jetojnë më bashkë ndërkohë që pritet të nisin procedurat e divorcit. Nuk dihet arsyeja pse kompozitori i disa hite-ve muzikore, dhe drejtoresha e Marketingut në televizionin “Ora News” po ndahen, ndërkohë që janë prindër të dy vajzave nga kjo martesë, Elektrës 8 vjeçe dhe Sashës 2 vjeçe. Çifti u njohën para 13 vitesh gjatë festivalit “Mikrofoni i Artë”, në kohën që Migena ishte organizatore e eventit muzikor, dhe Genti merrte pjesë në garë si kompozitor. Në atë kohë bëri bujë kjo histori e jashtëzakonshme dashurie mes një muzikanti në kulmin e tij me drejtoreshën e suksesshme të “Radio +2”, Migena Shehaj. Prishja e kësaj martese, ndër më të bukurat dhe të konsoliduarat e showbiz-it shqiptar, ka çuditur miqtë e përbashkët të çiftit, pasi për ta duket e pabesueshme që një ditë mes tyre mund të ndodhte diçka e tillë. Por mesa shihet s’ka kthim pas, duke qenë se kanë fshirë njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale. Ndërkohë që Migena ka nisur pushimet vetëm me dy vajzat, pa praninë e Gentit./Story.al/