Ekskluzive/ “Kemi folur 24/24 me kamera nga burgu”, Alda Nikolli tregon si u njoh me Nuredin Dumanin: Lante ‘haqet’ me hasmin nëpërmjet meje! Kunati im…
Alda Nikolli, një nga motrat të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, ka folur ekskluzivisht për Top Channel, në një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat.
Ajo ka rrëfyer se mendon se tritoli i është vënë nga Nuredin Dumani, pasi me këtë të fundit ka pasur një lidhje romantike prej dy muajsh, dhe më pas janë ndarë pasi ka mësuar se ai kishte lidhje edhe me një vajzë tjetër.
Sipas saj Dumani e ka kërcënuar, pasi ajo ka shkuar në SPAK dhe ka treguar komunikimet me të.
Pjesë nga intervista ku tregon se si është njohur me Dumanin:
Alda Nikolli: Neve na vendosën një tritol në shtëpi, kjo erdhi si pasojë e një videoje, mendoj dhe dyshoj unë. Gjithashtu edhe një kërcënim që ne kemi marrë dy ditë përpara shpërthimit. Unë nuk di të kem pasur ndonjëherë probleme me njeri.
Edhe nga ju është verifikuar që unë nuk kam pasur probleme. I vetmi kërcënim që unë kam marrë është i Nuredin Dumanit. Nuredin Dumanin unë e kam njohur nëpërmjet Amarildo Xhanej, kunatit tim, dhe ndodhet aktualisht në burgun 313.
Ndodhen në një godinë. Jemi njoftuar nëpërmjet skype-it, kemi lidhur kontaktet e kemi vazhduar të flasim. Kemi folur 24/24. I lejohej atij. Nuredini është drejtor i burgut, jo i burgosur, se di kush e thotë. Mendova që donte të njihej, por paska pasur qëllim për të më përdorur, si mua dhe si motrën time Xhovanën. Atëherë qëllimi i Dumanit ishte që t’i hiqte statusin Amarildos, të pushonte nga puna prokuroren edhe të lante haqet me hasmin nëpërmjet meje.
Dorjana Bezat: Pse thua që ai është i interesuar për t’i hequr statusin e kunatit tënd? Ku e kuptove ti këtë gjë?
Alda Nikolli: Unë e kuptova sepse ma ka shprehur, ka deklaruar, më ka thënë që atë e ka futur aty Emiljano Shullazi, nuk e meriton të jetë aty, duhet ta heqi, motrën tënde do ta vrasin, këto kanë qenë fjalët e atij.
Top Channel