EKSKLUZIVE/ Del video personale e aktorit Marko Caka me reperen amerikane/ ”U bëmë bashkë pas xhirimeve, ishte bukur të dëgjoja fjalë dashurie nga ajo”
Marko Caka, aktori shqiptar që ka arritur të prekë magjinë e Hollywood-it, duke intepretuar në dhjetëra filma të industrisë së famshme, mes të cilëve dhe “Fast and Furious 8”, ka tërhequr vëmendjen me një video personale, që ka postuar në rrjetet e tij sociale.
Bëhet fjalë për një video miqësore dhe përshëndetëse, ku shfaqet krah repistes së famshme (Jatavia Shakara Johnson), e njohur si JT e grupit “City Girl”, e cila në videon në fjalë dëgjohet të thotë se i vlerëson dhe i dashuron shqiptarët.
I pyetur nga revista “Story” se çfarë i ka bërë bashkë me artisten 30-vjeçare, një nga repistet më të famshme të Amerikës, Marko tregoi: “Ishte bukur të dëgjoje fjalë dashurie nga një artiste kaq e famshme si ajo. Videon e realizuam pasi mbaruam xhirimet për klipin lançues të veshjeve të guximshme për femra “Post Grirls”. Ato janë të ngjashme me veshjet që po thyejnë tabu sot, të Naomi Kambell dhe PrettyLittleThing, në videot e sapolançuara për veshjet e “Poster Girl” të koleksionit të fundit për pranverën 2024. Protagoniste janë pikërisht ylli i muzikës “hit pop” JT e “City Girls” dhe dy modelet e famshme; Cindy Kimberly e Alana Champion.
JT që shihet tek përshëndet shqiptarët në bisedën miqësore me ktorin shqiptar, Caka, është mjaft e njohur në tregun e muzikës hip hop, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me artistë të tjerë me famë botërore si; Usher, Chriss Brown, Drake, Nicki Minaj, Cardi B, etj. /www.story.al