EKSKLUZIVE/ Ardit Roshi prish fejesën me vajzën e Agim Bajkos në prag të martesës
Moderatori Ardit Roshi dhe vajza e aktorit Agim Bajko, Blerina janë ndarë pa mbushur 6 muaj nga bërja publike e lidhjes së tyre në ekran. Burime të sigurta kanë treguar për revista “Story” se çifti i kanë dhënë fund fejesës së tyre, për arsye që ende nuk bëhen të ditura. Pasi përfundoi studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Blerina u kthye në Tiranë për një fillim të ri , e që mga janari ajo hapu një tjetër kapitull në librin e jetës. E pranishme në puntatën e fundit të “Këndo këngën time” , emision të cilin e moderonte i dashuri i saj i zemrës Ardit Roshi, Blerina mori një suprizë atë mbrëmje.
Në minutat e fundit të emisionit, ai kërkoi pak kohë për veten, jashtë çdo skenari. Mes duartrokitjeve të publikut, ai i kërkoi Blerinës të ngjitej në skenë, e më pas duke e falenderuar për mbështetjen në rrugëtimin e tij në ekran, i propozoi live. “Unë jam njeri shumë privat, por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. E di që nuk ke mikrofon, kështu që vetëm më dëgjo”, iu drejtua ai Blerinës. Duke iu ulur në gjunjë Arditi i premtoi se do të përpiqej ta bënte vajzën më të lumtur në botë dhe shumë e emocionuar Blerina tha “PO” përmes një puthjeje. Se ç’ndodhi që premtimi u thye presim të na e rrëfejnë vetë çifti.