EKSKLUZIVE/ Alessio Alia: Jeta ime si biznesmen duke nisur gjithçka nga zero, dhe arsyeja pse s’do jem opinionist i “Love Island Albania”
Nga Klotilda Harka
Nga bota e sofistikuar e modës dje, në botën e zhurmshme të muzikës sot ish-modeli me famë botërore, Alessio Alia se bashku me titullin “djai seksi” i kopertinave botërore, ka fituar dhe titullin “superbabai” i tre fëmijve të mrekullueshëm. Në kohën e modelingut thotë se ka qenë një djalë i lëvizur që nuk rrinte dot në një vend, dhe duket se dhe sot ka mbetur i njëjti por tashmë si biznesmeni i suksesshëm, që shkurton pa problem distancën mes Australisë dhe Shqipërisë. Por këtë sezon të ri u fol se do të rikthehej në televizionin shqiptar si opinionist i “Love Island Albania”, një ofertë që nuk ka arritur të finalizohet. E bashkë me opinionin e tij për opinionistët e njohur, këshillat për çiftet që do të dashurohen me të vërtetë, dhe shumë të tjerë që do të bëjnë si të dashuruar për famë, në këtë intervistë ekskluzive për kopertinën e revistës “Story” , Alessio bën një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Se si arriti të bëhet Oligark i jetës së tij duke nisur gjithçka nga zero dhe sekretin e një shpirti, mendjeje dhe fiziku të ri na i zbulon në këtë rrëfim!
Mund të themi se je i vetmi që e shkurton më mirë se kushdo distancën Australi-Shqipëri, dhe ja ku të shohim sërish në Tiranë. Çfarë të mungon nga Shqipëria kur je atje, dhe nga Australia kur je këtu?
Eh! E shkurtoj rrugën ngaqë jam shumë i gjatë prandaj (qesh). Kur jam andej, më mungon çdo gjë nga vendi im, e kur jam këtu më mungojnë vetëm fëmijët që janë andej .
Ka diçka që të tërheq ende si magnet në këtë vend?
Era e naftës lol! Shaka. Ju betohem, që me thënë të drejtën çfarë më tërheq në Shqipëri, janë shumë gjëra që më mungojnë, e që ndoshta i kam në Australi por s’i shijoj dot siç i shijoj në vendin tim. Mbi të gjitha më mungon shumë vendi im, në këto 32 vite në emigrim.
Shokët më të ngushtë nga bota e shobiz-it këtu dhe atje, cilët janë?
Kam shumë shokë nga showbiz-i si në Shqipëri dhe jashtë, por më shumë kam jashtë Shqipërisë.
Shumë pranë artistëve të mëdhenj, po cilin prej tyre do të zgjidhje për të shkuar në fund të botës pas pasur frikën e ndonjë pabesie?
Me këta artistë që i kam miq të ngushtë, kam arritur fundin e botës, por kam dhe disa në Shqipëri që po mundohem t’u hap rrugët që të arrijnë vetë fundin e botës pa asnjë frikë.
Nga bota e sofistikuar e modës, në botën e magjishme të muzikës. Si do e përshkruaje Alession dikur dhe sot?
Alessio në kohën e modelingut ka qenë një djalë më i lëvizshëm, që nuk rrija dot në një vend. Kurse Alessio në kohën e muzikës, më profesional dhe biznesmen.
Duke qenë brenda biznesit të muzikës, sa afër apo larg i sheh artistet shqiptarë krahasuar me ata ndërkombëtare, dhe cilët do të veçoje si më të mirët?
Artistët e huaj thjesht kanë një favor që këndojnë në anglisht dhe kanë një super menaxhim, e kjo i bën më të mirë se artistët shqiptarë, jo që janë më të talentuar se disa talente që kemi në Shqipëri apo Kosovë. E them këtë sepse si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë ka artistë, që nëse do të kishin pasur një menaxhim të mirë jashtë Shqipërisë do të kishin shpërthyer shumë më lart se ku janë sot si këngëtarë.
Qarkullojnë deklarata të ndryshme se këngëtarët që arrijnë majën në karrierë janë pjesë e grupimit sekret, më saktë Iluminatit. A mendon se ka një të vërtetë në gjithë këto teori konspirative?
Nuk jemi të parët që mund ta mendojmë këtë gjë, normal që disa prej tyre janë më të komentuarit se disa të tjerë. Dhe mund t’i quajmë që janë pjesë e një organizate e paprekshme, Iluminatit apo tjetër. Bota e muzikës apo e artit është pak e çuditshme.
Ndërkohë u tha se do të ishe ti opinionist i reality show-t më të ri në Shqipëri, “Love Island Albania”. Pse ky ndryshim plani?
Nuk ramë dakord për disa gjëra dhe kaq. Në jetë ka shumë momente që mund të kesh në plan për diçka dhe bie dakord. Kështu që gjërat ndryshojnë dhe jeta vazhdon. Unë u uroj “Good luck!”, dhe sa për mua ka gjëra të tjera të bukura që po afrohen!
Jeta jote i ngjason një filmi plot eksperienca, që i shkonte realisht përshtat pozicionit të opinionistit të një formati dashurie? Çfarë mendon se do sillje ndryshe?
Kam përshtypjen që televizionet shqiptare kanë nevojë të bëjnë një rifreskim, sa u përket figurave si pjesë e jurisë apo opinionistëve. “Love Island” është një format dashurie, dhe unë besoj se do të sillja një version të ri, si person me një stil jete ndryshe nga shumë opinionistë të tjerë. Por unë e thashë edhe më sipër, që në këto raste ndodh të mos biem dakord për shumë gjëra e kjo s’do t thotë që ata që do shkojnë opinionistë në këtë program nuk janë të zotë.
E tashmë kanë dalë emrat e dy opinionistëve që mund të shohim në prime-n e “Love Island Albania””, Olti Curri dhe Dalina Buzi. Opinioni yt?
Oltin e njoh ndër vite dhe është shumë i aftë për atë që bën. Për Dalinën nuk kam shumë informacion, por me siguri të dy do të bëjnë show më shumë se konkurrentët.
Dhe meqë jemi tek konkurrentët. A ke një këshillë paraprake për çiftet që s’bëjnë dot diferencën e pasionit kalimtar nga dashuria e vërtetë?
Këshilla është shumë e thjeshtë. Aty është një lojë ku ka raste që shumë çifte dashurohen me të vërtetë, dhe shumë të tjerë bëjnë si të dashuruar. Në opinionin tim çdo çift aty duhet të jetë vetvetja, pa asnjë presion dhe kaq! Enjoy the show beautiful people, that’s all!
Le të rikthehemi tek Alessio, përtej atij që dukesh se je. Çfarë kanë provuar dhe çfarë jo në këtë rrugëtim të mrekullueshëm jete, shpirti yt dhe zemra jote brenda fizikut perfekt dhe të lakmuar?
Eh! Kam një jetë rrugëve të botës dhe nuk kam qenë i njëjti gjithmonë. Trupi im dhe shpirti im ka kaluar dhe ka provuar shumë gjëra të frikshme, dhimbje, dhe normal kam përjetuar dashuri dhe lumturi si çdo person human në këtë botë. Por një gjë di të them se çdo vuajtje më ka bërë më të fortë dhe personi që jam sot.
Të mbetesh i ri në shpirt, mendje e trup varet nga vetë ne apo jo? Ti di ndonjë sekret?
Jemi të rinj derisa e pranojmë me veten, në mendje dhe shpirt tënd që je i ri. Në momentin që i themi vetes: ”Jam plakur!”, aty ndryshon çdo gjë.
Si biznesmen që i suksesshëm që je nëse do të vendosim sot titullin “Ooligark”, në cilin aspekt mendon se të përshtatet?
Unë jam oligark i jetës sime! I kam arritur të gjitha vetë nga zero, dhe i kam arritur këtu ku jam nga ego e duhur dhe nga aftësitë e mia që kam.
Ke kaluar ndonjëherë në mbidozë të diçkaje (alkool, mërzi, dashuri apo vuajtje), dhe si e ke përjetuar?
Wow! I kam kaluar të gjitha këto të përmendni ju, se jemi humanë dhe kjo është pjesë e jetës njerëzore, si dashuria asht dhe vuajtja. Por edhe abuzimi me alkoolin ndodh, se mendon që të ndihmon në ato momente. Por e vërteta është që asgjë s’të ndihmon realisht në ato raste, përveç vetvetja jote, ajo të bën të ri ngrihesh nga çdo vuajtje.
Si djalë i realizuar në jetë, ke ende ndonjë ëndërr që pret të dalë nga sirtari yt sekret?
“Mission Complete” nga ëndrrat. Unë nuk ëndërroj më, sepse tani kam arritur rehatinë time dhe po shijoj çdo ëndërr që kam realizuar vetë deri tani./www.story.al