Eko e Sarës emocionon Ledrin, çfarë shkruan reperi në postimin e veçantë?

Në vetëm pak javë Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të parë me vajzën e tyre. Reperi ka publikuar së fundmi një foto të ekografisë së Sarës, ku duket trupi i bebit.

“Jom ka des syt me t’i pa”, ka shkruar Vula krah postimit të fundit ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit. Me siguri Ledri duhet të jetë shumë i lumtur për këtë moment special në jetën e tij dhe e pret me padurim ardhjen në jetë të vajzës.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dyshja festoi për pritjen e ëmbël në një ‘baby shower’ që bëri bashkë miqtë më të dashur të Ledrit dhe Sarës.

View this post on Instagram

jom ka des syt me ti pa

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on