Einxhel Shkira: Ç’më ka penguar të konkurroj për titullin Miss, sa për meshkujt më i bukuri ka qenë dhe mbetet Lorik Cana
Einxhel Shkira u përzgjodh nga pruducenti i spektaklit të bukurisë “Miss Shqipëria 2017” të mbajtur më 19 qershor, në nje skenë gjigante të instaluar në Tepelenë. “Rrugëtimi ynë, histori, kulturë, folklor, bukuri dhe emocion me “Miss Shqipëria 2017”, ishte statusi i Einxhel në një nga ndalesat e saj në Jug të Shqipërisë pak ditë para finales. Ndërkaq vëmendje absolute në këtë projekt televiziv ku garuan 31 vajza konkurente për kurorën e artë, mori prezantuesja e njohur edhe në botë pas renditjes në toplistën e 100 femrave më seksi pranë futbollistëve të “Euro 2016”. Pasi la punën në televizionin “In Tv”, dhe nisi aventurën e re në radio, Einxhel Shkira u spikat nga producenti me shumë vite karrierë Petri Bozo, i cili i dha peshën e “primadonnës” në skenë, me në krah artistin kontravers Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo. Për bukurinë e saj dhe më të bukurin mes djemve VIP, Einxhel rrëfen disa sekrete për veten:
Si u ndjeve që more një propozim kaq të veçantë për të moderuar “Miss Shqipëria 2017” në Tepelenë?
U ndjeva shumë e lumtur dhe e nderuar mbi të gjitha që edicionin e 19-të të “Miss Shqipëria”, producentët Petri Bozo dhe Alda Bida ma besuan mua.
Edhe ti vetë komentohesh për pamjen dhe format fizike të një miss-i. Ke menduar ndonjëherë të ishe pjesë e këtyre garave, apo ke konkurruar dhe ne s’e dimë?
Po. Kam marrë pjesë kur kam qenë 9 vjeçe dhe fitova “Miss klasa” (qesh). Dua të kujtoj që edhe në fëmijëri gjithmonë kam preferuar t’i prezantoj garat e bukurisë. Nuk e di pse asnjëherë s’më ka tërhequr idea të jem një konkurrente për miss.
Nuk të pëlqejnë të të vendosin një çmim, apo të ka munguar shpirti i garës?
Më ka munguar shpirti i garës mbase. Me modeling eksperimentova paksa, por përfundimisht jam më mirë pranë mikrofonit duke prezantuar miss-et.
Mashkulli më i bukur VIP që ti si Einxhel do ia jepje me bindje titullin Mister?
Aaaa këtu më zutë pak ngushtë, pasi s’e kisha menduar ndonjëherë se kujt mund t’ia jepja si titull! Por tani që e mendoj një mashkull e kemi, i cili me pamjen e tij na bën krenar kudo, dhe që pavarësisht viteve mbetet ende në formë për titullin Mister. Ai është Lorik Cana, e këtu besoj s’do ketë asnjë kundërshtim nga vajzat.